Basha, Arben
(*1963)> KONTRABASIST
Basha, Arben Kontrabasist shqiptar. U lind në vitin 1963 në Shkodër. Studimet për muzikë i ka filluar që herët. Në moshën 7-vjeçare merr mësimet e para në piano, të cilat i ndërpret pas shtatë vjetësh për të vazhduar me studimin e kontrabasit, instrument për të cilin edhe diplomohet në vitin 1987 në klasën e F. Koleka. Anëtar i shumë formacioneve të dhomës, mes të cilave dhe Ansambli ASMUS si dhe i Orkestrës së harqeve të Akademisë së Arteve, A. Basha ka një curriculum të pasur me aktivitete…