Gaqi, Thoma
(*1948)> KOMPOZITOR
Gaqi, Thoma Kompozitor shqiptar. U lind në Korçë më 21 gusht të vitit 1948. Studimet për muzikë i ka nisur që herët, dhe në vitin 1962 mbaron shkollën shtatëvjeçare për violinë në Korçë. Në vitet 1962 -1966 vazhdon studimet për violinë dhe teori muzike pranë Liceut Artistik J. Misja në Tiranë, për të vazhduar më pas, në vitet 1966 - 1972 studimet për kompozicion, pranë Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në klasën e Prof. Ç. Zadeja. Në vitet 1972 - 1979 ka punuar si asistent…