Këlliçi, Zamir
(*1947)> MUZIKOLOG
Këlliçi, Zamir Muzikolog shqiptar. U lind më 26 dhjetor të vitit 1947 në Tiranë. Studimet e larta për muzikë i ka kryer pranë Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitet 1971 - 1975, në degën teorike në klasën e S. Kalemi dhe A. Paparisto. Pas studimeve emërohet metodist në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ku drejton kurset e muzikës. Në vitin 1982 emërohet formulues muzike dhe kompozitor pranë Teatrit Kombëtar të Kukullave Tiranë. Në këtë institucion kompozon edhe muzikë për…